E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Gjini akuzon Kurtin se po e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja: Ka nisur procesin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po nis një proces që, bazuar në tij, synon dërgimin e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gjini ka pretenduar se zhvillimet e fundit politike janë pjesë e një strategjie të Kurtit për të krijuar terren për zgjedhje, madje duke përmendur mundësinë që ato të mbahen në dhjetor.

“Qofsha i gabuar, po çka pashë unë sonte, Kurti e ka nis procesin me çu vendin në zgjedhje dhe me ia lënë fajin dikujt tjetër”, ka deklaruar Gjini.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

bazuar në tij, Kurti po tenton që përgjegjësinë për krizën institucionale t’ua bartë partive të tjera dhe të krijojë një narrativë që do t’i shërbente në rast të zgjedhjeve të reja.

“‘S’pata faj unë, po këta i patën fajet’ – ky po don me na çu në zgjedhje se nuk ia ndien për qytetarin e Kosovës, po vetëm për pushtetin e vet”, ka thënë Gjini.

Ai ka bërë thirrje për, siç e ka quajtur, mobilizim dhe pjekuri politike, duke vlerësuar se Kosova duhet të gjejë një rrugëdalje nga krizat e vazhdueshme politike.

Deklaratat e Gjinit vijnë pas takimit të Kurtit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *