Këngëtari i njohur Gjest, pas një pauze, ka rikthyer energjinë e tij në skenën e klubeve të natës. Performanca e tij e fundit në një klub në Tiranë, përveç atmosferës fantastike, solli edhe një moment mjaft komik që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ndërsa interpretonte hitin e tij më të ri, “Fuqishëm”, Gjestit i ka rrëshqitur papritur mikrofoni nga dora, duke rënë në mes të publikut që po kërcenin me entuziazëm. Ky moment i papritur, pavarësisht situatës, u prit me humor nga artisti dhe me ovacione nga të pranishmit, duke shtuar një element argëtues performancës.
Kënga “Fuqishëm” është pjesë e EP-së së tij më të re, një projekt me pesë këngë i publikuar më 8 maj, i cili ka shënuar një rikthim të fuqishëm të Gjestit përballë fansave të tij.


