Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe hamendjesh, reperi i njohur Ledri Vula dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë vendosur të mos e vazhdojnë më lidhjen e tyre. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht nga asnjëri prej tyre, çifti ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut.
Fotot dhe videot e shumta të tyre së bashku, të shpërndara nga paparacët, kanë mbjellë dyshime dhe kanë nxitur diskutime për natyrën e lidhjes së tyre. Këto momente, të cilat dukeshin si dëshmi të një lidhjeje të ngushtë, tani duket se i përkasin të kaluarës.
Sipas informacioneve të raportuara nga Prive Klan Kosova, Ledri dhe Xhensila tashmë kanë ndarë rrugët dhe po e vazhdojnë jetën e tyre të pavarur. Ky zhvillim ka ardhur si një surprizë për shumë fansa, të cilët shpresonin në një të ardhme më të qartë për çiftin.
Megjithëse lidhja e tyre mbeti gjithmonë nën hijen e spekulimeve, ajo ka qenë një temë e nxehtë diskutimi në rrjetet sociale dhe portalet rozë. Tani, me këtë ndarje, pritet të shohim se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm në karrierat artistike të tyre.


