Showbiz

Fundi i dashurisë së Brikenës dhe Mateos? Fshihen fotot nga rrjetet sociale, zemër e thyer në Instastory

Një nga çiftet më të komentuara të ‘Big Brother VIP 5’, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se po përballen me një krizë serioze në lidhjen e tyre. Të gjithë vëmendjen e kanë marrë lëvizjet e fundit të tyre në rrjetet sociale, të cilat kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme.

Fansat e tyre vunë re se Brikena dhe Mateo kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre në rrjetet sociale. Ky veprim, i cili shpeshherë është indikator i ndarjeve, ka nxitur menjëherë spekulime.

Më tej, dyshimet u thelluan kur Brikena publikoi një fotografi në ‘Instastory’ nga një udhëtim me makinë. Në imazhin me një atmosferë melankolike, ajo shoqëroi vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë emocionale dhe se lidhja e saj me Mateon mund të ketë marrë fund.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *