Showbiz

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te babai në Hagë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Vajza e tij, Çlirimtarja, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partnerin e saj, Rronin.

Lajmin e ka bërë publik Altin Krasniqi përmes një postimi emocionues në Facebook, ku ndau me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme për familjen e tyre.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas Altinit, dy muaj më parë Rroni kishte shkuar në vizitë te Jakup Krasniqi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe për të marrë bekimin e tij.

Ndërsa tani, çifti ka zyrtarizuar fejesën.

“Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar”, ka shkruar ai.

“I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare”, u shpreh ndër tjerash.

Shton se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që familja detyrohet t’i ndajë momentet e lumtura “mes dy shteteve”, duke uruar kthimin e Jakup Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Kosovë.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *