Showbiz

Fansi i kërkoi foto, Rihanna befason me veprimin

Rihanna njihet për batutat dhe humorin e saj unik, duke dhuruar shpesh momente mjaft spontane me publikun.

Së fundmi, një situatë shumë e lezetshme dhe qesharake mes saj dhe një fansi ka marrë të gjithë vëmendjen në rrjete sociale.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur këngëtarja po dilte nga vetura për t’u futur brenda në një hotel, ku jashtë po e priste një fans.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ai i është afruar për të bërë një foto me të, por Rihanna e ka keqkuptuar kërkesën e tij, duke menduar se ai po i kërkonte t’i bënte foto vetëm atij.

Pa hezituar, ajo ia ka marrë telefonin nga dora dhe i ka thënë me batutë:

“Do ta bëj foton më të bukur fare!”

Teksa po përgatitej të pozicionohej si fotografe, fansi e ka ndërprerë me të qeshur, duke i sqaruar se në fakt dëshironte që edhe ajo të jetë në foto me të.

Në atë moment, foton ua realizon vetë partneri i saj, reperi ASAP Rocky.

Pasi fansi i bën një kompliment Rihannës duke i thënë “je shumë e bukur”, dëgjohet edhe reagimi me batutë i A$AP Rocky-t i cili i thotë me të qeshur:

“Qetësohu në komplimentet e tua, mik!”

Ky keqkuptim i vogël i ka bërë të dy të shpërthejnë në të qeshura, duke dhuruar një moment shumë spontan.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *