Ish-konkurrentja e njohur e formatit televiziv “Ferma VIP”, Fabiola, ka bërë për vete mijëra ndjekës me publikimin e fundit në rrjetet sociale. Ajo ndau një fotografi të veçantë me partnerin e saj, Adionin, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre, e cila tashmë është kthyer në një temë të nxehtë diskutimi online.
Fabiola shoqëroi foton me një dedikim të veçantë në gjuhën angleze: “Still the best plot twist” (“Ende kthesa më e bukur e historisë”), duke iu referuar kështu raportit të tyre, i cili ka marrë vëmendje të madhe. Ky postim ka nxitur reagime të shumta nga fansat, të cilët po i mbështesin çiftin në këtë fazë të re të jetës së tyre.
Dyshja po shijon çdo moment së bashku, duke eksploruar bukuritë natyrore dhe vendet përrallore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Udhëtimet e tyre romantike po dokumentohen vazhdimisht, duke u kthyer në frymëzim për shumë çifte.


