Showbiz

Evropa Përballet me Nxehtësi Ekstreme: Temperaturat Arrijnë Rekorde në Maj

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pjesë të mëdha të kontinentit evropian po përgatiten për valë të nxehti që pritet të godasin fundjavën e ardhshme, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se këto kushte ekstreme në pranverë po bëhen një realitet i ri.

Spanja do të jetë ndër vendet më të prekura, ku shërbimi meteorologjik AMET ka lëshuar alarmin për temperatura deri në 38°C në luginat e Guadiana dhe Guadalquivir. Edhe gjatë natës, temperaturat nuk pritet të zbresin nën 20°C, duke krijuar kushtet për ‘net tropikale’.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të përjetojë nxehtësi të pazakontë për muajin maj, me parashikime për temperatura deri në 33°C, veçanërisht në jug të Anglisë dhe Midlands. Pritet mot i thatë dhe me diell.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në Gjermani, termometri pritet të tregojë rreth 30°C, me mundësi për të arritur deri në 31°C në disa rajone. Ndërkohë, Parisi në Francë pritet të regjistrojë temperatura deri në 33°C gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme.

Edhe Italia nuk do të mbetet e prekur, ku Roma do të përjetojë rreth 31°C. Në Lisbonë, Portugali, temperaturat pritet të bien gradualisht nga 31°C në 27°C gjatë fundjavës.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *