Showbiz

Eronita, gruaja e Bleros, sfidon çmimin e kripur të qershive gjatë shtatzënisë

Eronita, bashkëshortja e njohur e këngëtarit Blero, ka treguar se edhe gjatë periudhës së shtatzënisë, nepsi i saj për ushqime të caktuara nuk njeh kufij, as edhe kur bëhet fjalë për çmime të larta.

Së fundmi, ajo ka ndarë në rrjetin social Instagram, në formatin ‘Instastory’, pamje të qershive, duke theksuar se ky frut është ndër më të pëlqyerit e saj për momentin. Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimit, ku raportohet të ketë arritur deri në 18 euro për kilogram, Eronita duket se nuk po heq dorë nga dëshira për t’i konsumuar.

Postimi i saj ka marrë vëmendje të shtuar nga publiku, ndërsa qershitë vazhdojnë të jenë ndër frutat më të kërkuara dhe të dëshiruara të këtij sezoni. Eronita, nga ana tjetër, vijon të publikojë rregullisht momente nga përditshmëria e saj teksa pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *