Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, ka ndarë me publikun një moment të veçantë duke publikuar një fotografi të përbashkët me bashkëshortin e saj. Ky veprim është mjaft i rrallë, pasi partneri i këngëtares zakonisht preferon të qëndrojë larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
Në fotografinë e fundit të publikuar, bashkëshorti i Engjëllushës shfaqet dukshëm më i buzëqeshur dhe më i lumtur se në paraqitjet e tij të mëparshme publike. Ky imazh i lumturisë së çiftit vjen në një periudhë emocionuese për ta, pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Lajmi për shtatzëninë e këngëtares Salihu është pritur me entuziazëm dhe interes të madh nga publiku dhe mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i kanë uruar çiftit mbarësi në këtë kapitull të ri të jetës.


