Showbiz

Engjëllusha dhe Kunata e saj, Learta, Mahnitin me Pamjen – A Mos Janë Motra?!

Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, sidomos për jetën e saj private. Pas lajmit të bujshëm për shtatzëninë e saj me një djalë, Engji ka bërë për vete edhe më shumë fansat me paraqitjet e fundit.

Së fundmi, ajo është shfaqur krah kunatës së saj, Leartës, duke lënë shumë komentues pa tekst. Pamja e tyre e përbashkët ka ngjallur menjëherë debate dhe komente në rrjetet sociale, ku shumë persona kanë vënë në dukje ngjashmërinë e tyre.

Ndonëse janë kunata, për shkak të pamjes së tyre tërheqëse dhe ngjashmërisë fizike, shumë do të mendonin se ato janë motra. Kjo paraqitje e tyre ka treguar edhe njëherë lidhjen e fortë mes tyre, duke lënë mbresë te publiku i gjerë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *