Showbiz

Ende pa u mbushur një orë nga fotoja bashkë, ndahen Brikena e Mateo

Kur u duk që gjithçka po shkonte si më së miri mes Mateos dhe Brikenës, një tjetër dramë e papritur ka plasur sonte në mbrëmje.

Pa u mbushur mirë një orë nga publikimi i një fotografie shumë të bukur në çift, e shkrepur në ambientet e “Top Arena”, gjithçka mes dyshes duket se është fshirë sërish brenda pak minutash.

Përtej zhdukjes së imazheve të përbashkëta, dyshja e njohur ka ndërmarrë edhe hapin e radhës duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ky veprim erdhi si një rrufe në qiell të hapur, por le ta pranojmë hapur – reagime të tilla impulsive në rrjetet sociale, sa herë që ka një hatërmbetje të vogël, duken mjaft fëmijërore dhe të nxituara.

Në fakt, e gjithë kjo telenovelë e përsëritur është bërë jashtëzakonisht e lodhshme edhe për vetë fansat e tyre që i ndjekin vazhdimisht. Luhatjet e shpeshta dhe inatet virtuale po e humbin lezetin e kësaj historie, duke bërë që edhe ndjekësit më besnikë të rrotullojnë sytë.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo është vërtet ndarja përfundimtare këtë herë, apo nëse do të zgjohemi nesër me një tjetër “follow” dhe foto romantike.

Deri në lëvizjen e radhës, një gjë është e sigurt: profilet e tyre nuk po gjejnë qetësi. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *