Showbiz

Elton Tozaj Zbulohet: Klea Huta dhe Elgit Doda U Tërhoqën nga Gjykata Pas Vërtetimit të Ndarjes

Gazetari i njohur i showbiz-it, Elton Tozaj, ka bërë publik një detaj të papritur lidhur me krizën mes çiftit të njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda. Sipas Tozajt, dyshja jo vetëm që mohoi fillimisht raportimet për ndarje, por madje hodhi edhe në gjyq gazetarin.

I ftuar në emisionin “Radar”, Tozaj zbuloi se reagimi fillestar i Kleas dhe Elgitit ndaj lajmit të publikuar prej tij ishte mohues dhe agresiv, duke kulmuar me një padi. Megjithatë, kur e vërteta e ndarjes u bë e pamohueshme, ata u tërhoqën nga hapat ligjorë.

“Kur bëra deklaratën e çiftit Klea Huta dhe Elgit Doda. Ma mohuan, më hodhën në gjyq, u tërhoqën, u zhduk, sot janë ndarë,” u shpreh Tozaj, duke theksuar se heshtja dhe veprimet e çiftit në rrjetet sociale konfirmojnë ndarjen.

Ndërkohë, as Klea Huta, as Elgit Doda nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare. Mirëpo, ndjekësit kanë vënë re se të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta janë fshirë nga profilet e tyre në Instagram. Ky veprim, i shoqëruar me mungesën e komenteve publike, po konsiderohet si një pranim në heshtje i fundit të lidhjes së tyre.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *