Lajmet e Fundit

Elshani: Përderisa grupi i Banjskës është në liri, ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se përderisa grupi i Banjskës është në liri ekziston rreziku për ndonjë sulm të ngjashëm.

Megjithatë, Elshani, ka siguruar se në rast të përsëritjes Policia e Kosovës është e përgatitur për reagim dhe ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve policorë.

“Po derisa ky grup është i lirë normalisht që ekziston rreziku që mund të ketë ndonjë sulm apo rast të tillë të ngjashëm, sidoqoftë policia është e përgatitur të reagojë kjo është me rëndësi. Kemi numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve dhe nëse ka nevojë i sjellim të tjerë”, ka thënë Elshani.

Më tej Elshani, ka thënë se shpartallimi i grupeve në veri e ka lehtësuar shumë punën e Policisë pasi sipas tij tashmë askush nuk ka mundësi të fshihet nga ligji.

“Ka ndihmuar shumë, për arsye se tani çdo person që kryen ndonjë vepër penale ata e dinë që ne mund t’i ndjekim dhe ti arrestojmë dhe nuk ka mundësi askush të fshihet nga ligji”, ka shtuar ai.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *