Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe Kosovë, Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka vendosur të sqarojë publikisht raportin e saj me Klodin, simpatinë e të cilit e kishte treguar gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Elijona ka folur hapur rreth lidhjes me Klodin. Ajo ka pohuar se mes tyre ekziston një raport i mirë, por ka theksuar se për momentin kjo marrëdhënie kufizohet vetëm në shoqëri.
“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok, kalojmë shumë mirë bashkë”, ka deklaruar Elijona.
Këto deklarata vijnë si pasojë e spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjetet sociale lidhur me një lidhje romantike mes tyre, pas daljes nga formati televiziv.

