Showbiz

Elijona Binakaj Përcjell Mes Lotësh Motrën e Ndjerë në Ditëlindjen e 24-të

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Elijona Binakaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë sot një dedikim tepër emocional për motrën e saj të ndjerë, Lindushen, e cila sot do të festonte 24-vjetorin e lindjes.

Tragjedia që goditi familjen Binakaj mori jetën e nënës dhe motrës së Elijonës në një aksident të rëndë automobilistik teksa udhëtonin drejt Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, Elijona zgjodhi të ndajë me publikun një fotografi të përbashkët bardh e zi me motrën e saj.

“Deri të takohemi sërish, do të të mbaj gjithmonë në zemër. Urime ditëlindjen në parajsë, Lindushe. Përgjithmonë do të dua, përgjithmonë do të më mungosh”, shkroi Elijona në dedikimin e saj, duke shprehur dhimbjen dhe dashurinë e pashuar për motrën e humbur.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ngjarja tragjike ka prekur thellësisht opinionin publik, teksa Elijona ka qenë e hapur lidhur me humbjen e dyfishtë që i ka ndodhur familjes.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *