E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | “Më jep para për drogë” – 32 vjeçari rrah babanë me shkop në Pejë, pastaj sulmon edhe Policinë në stacion

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” rreth orës 00:00 të datës 10 maj 2026.

bazuar në informatave, Policia kishte intervenuar pas raportimit për dhunë në familje.

Burimet bëjnë të ditur se viktima kishte deklaruar para hetuesve se djali i tij, K. G (33-vjeçar), kishte shkuar në shtëpi dhe kishte kërkuar para për të blerë narkotikë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kur babai nuk kishte pasur para për t’i dhënë, situata kishte eskaluar.

bazuar në deklarimit të viktimës, i dyshuari fillimisht kishte fikur dritat e shtëpisë dhe më pas kishte nisur ta godiste me shuplaka.

Por dhuna nuk kishte përfunduar aty.

Për rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë.

Burimet konfirmojnë se ndaj tij ekzistonte edhe urdhër mbrojtjeje i lëshuar nga Gjykata Themelore – Divizioni Civil, çka bëri që Prokurori të urdhërojë ndalimin e tij për: “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillje të gjykatës”.

Por incidenti vazhdoi edhe brenda ambienteve policore.

bazuar në informatave, pasi iu dorëzua aktvendimi për ndalim, i dyshuari e grisi kopjen e dokumentit para policëve.

Më pas, gjatë transportimit për në Qendrën e Ndalimit, ai dyshohet se bëri rezistencë aktive dhe në një moment, në korridorin e stacionit policor, e goditi me kokë në pjesën e tëmthit një zyrtar policor.

Pas incidentit të tretë, Prokurori urdhëroi që ndaj tij të shtohet edhe vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”.

I dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *