E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Mbyllet “A.B.A Profesional School” në Ferizaj – dyshohet se lëshonte diploma false, arrestohet pronari

Burimet bëjnë të ditur se më 7 maj 2026, hetuesit policorë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Inspektoratin e MASHT-it, kanë kryer kontroll në institucionin privat “A.B.A Profesional School” në Ferizaj.

bazuar në informatave, kontrollet janë realizuar pas dyshimeve se institucioni në fjalë kishte lëshuar diploma të shkollave profesionale të falsifikuara.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
  • diploma që dyshohet se janë të falsifikuara,
  • dëftesa dhe dokumente që lidhen me pagesat për pajisje me diploma,
  • si dhe librin e protokollit me listën e kandidatëve që dyshohet se janë pajisur me këto dokumente.

Pas analizimit të gjetjeve në terren, Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka marrë vendim për mbylljen e institucionit dhe anulimin e aktivitetit të tij.

Në lidhje me rastin është intervistuar pronari i institucionit, Ramadan Berisha (1960), i cili është marrë në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin e falsifikimit të dokumenteve janë duke vazhduar.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *