E shtunë, 6 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | I vihet flaka veturës luksoze në Prishtinë, kamerat kapin momentin kur i dyshuari kryen zjarrvënien

Një rast i dyshuar i zjarrvënies është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen e njohur si Rruga C në Prishtinë, ku një veturë luksoze është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme edhe në një automjet tjetër të parkuar pranë saj.

Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 02:20, te një objekt i Alko Group, ku Policia është njoftuar për djegien e një automjeti.

Si pasojë e zjarrit është djegur një veturë Audi, me ngjyrë të zezë, në pronësi të Andi Kllokoqit, dëmi i së cilës vlerësohet nga pronari në rreth 30 mijë euro. Nga flakët është dëmtuar edhe një automjet tjetër, Citroën Berlingo, në pronësi të P.B.

Në vendincident kanë dalë njësitë policore, krimteknikët dhe eksperti i zjarreve. Pas ekzaminimeve dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë konstatuar se një person i panjohur dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën automjetit Audi.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Hetimet Rajonale dhe prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar rasti penal “Zjarrvënie”, ndërsa identifikimi dhe kapja e të dyshuarit mbeten objekt i hetimeve në vazhdim.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *