Në një rrëfim të sinqertë për ‘Grida Duma Podcast’, Egli Tako ka zbuluar detaje intime nga jeta e saj, duke u fokusuar kryesisht te dashuria, shoqëria dhe realiteti pas përvojës në ‘Big Brother VIP’. Ajo ka theksuar se perceptimi publik për jetën brenda shtëpisë së famshme shpeshherë është larg të vërtetës.
‘Askush nuk e di se çfarë ndodh brenda atyre mureve, nëse nuk e përjeton vetë. Hyn dhe nuk ke asnjë ide nëse jeta vazhdon jashtë,’ ka thënë Egli, duke shtuar se pavarësisht gjykimeve, premtimi ndaj partnerit të saj mbeti i paprekur.
Duke folur për marrëdhëniet moderne, Tako ngriti shqetësimin se shumë njerëz nuk po investojnë më ndjenja të vërteta. ‘Sot, dashuria për një person është e pamundur pa kohën e nevojshme. Në një çift, vajza duhet të trajtohet si princeshë, ndërsa partneri duhet ta pranojë këtë dinamikë, sepse e bën atë më të fortë,’ shpjegoi ajo. Ajo kritikoi gjithashtu tendencën e të rinjve për të mbuluar mungesën e ndjenjave me shfaqje luksi dhe materializmi.
Egli ka folur edhe për transformimin e saj fizik, duke shpjeguar arsyen e largimit nga një fizik tepër muskuloz. ‘Tani e shijoj fizikun tim aktual, më delikat dhe femëror, dhe më pëlqen shumë më shumë kështu,’ u shpreh ajo.
Në aspektin sentimental, ish-banorja pranoi se ndjen mungesën e një pranie mashkullore, sidomos gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të bënte kurrë kompromis për të pranuar një histori dashurie që nuk e përmbush shpirtërisht.


