Showbiz

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave: Jo të gjithë duan martesë!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin e familjes pas moshës 30-vjeçare.

Ajo tregoi se shpesh lexon komente si “ngele në derë”, por theksoi se askush nuk pyet realisht një person se çfarë dëshiron nga jeta e tij. Sipas saj, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat synime dhe kjo duhet të normalizohet më shumë në shoqëri.

Edhe unë lexoj mesazhe “ngele në derë”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Po ti e thua ngela në derë, po mua a më pyete?! Çfarë dua unë me jetën time? Dhe ka njerëz që nuk e njohin veten e tyre kaq mirë sa të dinë nëse duan apo s’duan.

Dhe jam shumë e sigurt që në këtë jetë jo të gjithë duan të bëhen prindër, jo të gjithë duan të martohen, jo të gjithë duan të krijojnë familje

Të dalë unë dhe të gjej dikë vetëm sepse kam bërë 30 vjeçe?! Ndërkohë që është vetëm një jetë! Një gjë që duhet theksuar gjithmonë: Është një jetë, që është po aq e gjatë, aq dhe e shkurtër. Të rri unë me një partner që nuk jam e lumtur dhe e qetë, atëherë unë nuk e dua! Fare! Mjafton të rri vetëm…-u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *