Showbiz

Eduart Grishaj kundërpërgjigjet për Ermal Mamaqin: “Ai po reflekton, mund të bëjmë përjashtim”

Debati i nxehtë mes Ermal Mamaqit dhe produksionit të ‘Ferma VIP’ vazhdon të dominojë rrjetet sociale, veçanërisht pas reagimeve të aktorit lidhur me largimin e tij nga pozita e opinionistit. Në prag të finales së madhe, Eduart Grishaj, në një prononcim për ‘Vizion Plus’, është pyetur rreth mundësisë që Ermal Mamaqi të jetë pjesë e mbrëmjes finale si opinionist.

Përgjigja e Grishajt ka lënë të hapur derën për një rikthim të mundshëm të Mamaqit. “Ta kuptojmë. Ai është duke reflektuar. Nëse ai reflekton, edhe mundemi të bëjmë një përjashtim, se kemi gjithë këto ditë që i kemi, dhe të mos e marrim në finale sepse është tifoz, sikur nuk… Ne jemi njerëz të mirë, mund edhe ta marrim. Thjesht po presim reflektimin. Vetëm të rrijë mirë, ashtu siç i takon”, ka deklaruar Grishaj.

Ky reagim vjen pas deklaratave publike të Mamaqit mbi mënyrën se si u menaxhua largimi i tij nga paneli i opinionistëve, si dhe ironive të shumta që ai ka shpërndarë në rrjetet sociale së fundmi. Pavarësisht tensioneve, deklaratat e Grishajt lënë hapësirë për pjesëmarrjen e Mamaqit në finalen e madhe, megjithatë, deri në momentin e fillimit të spektaklit, mbetet e paqartë nëse ky skenar do të realizohet.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *