Zërat për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur Brikena dhe Mateo kanë mbizotëruar në rrjetet sociale këto ditë. Për të sqaruar situatën, ditën e sotme në “Top Albania Radio”, i ftuari special Edi Manushi, në një lidhje direkte me moderatorin Ronaldo Sharka, ka dhënë detaje të reja.
I pyetur drejtpërdrejt për vërtetësinë e këtyre aludimeve, Manushi ka zbuluar një bisedë private me Mateon. Ai tregoi përgjigjen që mori nga vetë Mateo gjatë një komunikimi telefonik vetëm një ditë më parë: “Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”. Kjo deklaratë sugjeron se Mateo preferon të mbajë një profil të ulët dhe të mos diskutojë publikisht jetën e tij private.
Më tej, Ronaldo Sharka ngriti dyshimet e shumta të ndjekësve, duke përmendur teorinë se gjithçka mund të jetë një skenar i kurdisur nga çifti për të gjeneruar klikime dhe vëmendje mediatike. Lidhur me këtë, Manushi u shpreh diplomatik por i hapur ndaj mundësisë: “Edhe mundet,” pohoi ai, duke shtuar me humor se “ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”, duke nënvizuar rëndësinë e etikës profesionale.
Megjithatë, deklarata e Manushit ka lënë sërish vend për interpretime, duke mbajtur publikun në dilemë nëse bëhet fjalë për një krizë reale në çift apo thjesht për një strategji për të rritur praninë në rrjetet sociale.


