Showbiz

“E kam përjashtuar nga jeta ime” / Ori Nebiaj flet hapur për krisjen e raportit me Arbana Osmanin

Moderatorja e njohur Ori Nebiaj ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale me deklaratat e saj të sinqerta rreth marrëdhënieve me disa figura të njohura të medias shqiptare.

Gjatë një intervistë në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, Ori u përball me moderatoren Marina Vjollca, ku ndau mendime të sinqerta për miqësitë dhe bashkëpunimet e saj të kaluara, duke mos u kursyer në përgjigje.

Një nga momentet më të veçanta të intervistës ishte kur Ori shprehu vlerësimin e saj për ish-bashkëmoderatorin Isli Islam, duke e quajtur atë si personin më të mirë që ka njohur në karrierën e saj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Kur u pyet për ndonjë koleg që do të linte në stol, Ori zgjodhi gazetarin Eni Shehu, duke thënë: “Po ia jap shansin që nesër, po të më vijë zhgënjimi. Një shans të dytë… Eni Shehut.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe është deklarata e saj e fortë për moderatoren Arbana Osmani.

Ori, e pyetur nga Marina për një emër që e ka përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj, nuk ka hezituar të përmendë Arbana Osmanin, duke konfirmuar se marrëdhënia mes tyre është ndërprerë plotësisht.

E kam përjashtuar nga jeta ime… është grua, që nuk i flas, Arbana Osmanit,” ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj është përfundimtar.

Kjo deklaratë ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh në media për një ftohje të raporteve mes dy moderatoreve, duke treguar se Ori ka vendosur të mos kthehet më prapa.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *