E martë, 15 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Dy të vdekur dhe disa të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën e njerëzve në Leipzigut të Gjermanisë

Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një shofer me një SUV u përplas me një turmë njerëzish në qendër të Leipzigut në Gjermaninë lindore, deklaroi kryebashkiaku i qytetit.

Policia ka arrestuar sulmuesin e dyshuar”, deklaroi Burkhard Jung të hënën, duke shtuar se autoritetet e kishin nën kontroll vendin e incidents në një zonë për këmbësorë. “Ende nuk e dimë me të vërtetë motivin. Nuk dimë asgjë për autorin e krimit”.

Jung deklaroi se i dyshuari, për të cilin autoritetet kanë konfirmuar se është një 33-vjeçar i lindur në Gjermani, banor i zonës së Leipzigut, është arrestuar, shkruan The Guardian.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Dy persona u plagosën rëndë. Ata u trajtuan menjëherë nga ekipet e ndihmës së shpejtë dhe më pas u morën nën kujdesin e shërbimit të ambulancës dhe u transportuan në urgjencë”, deklaroi shefi i zjarrfikësve Axel Schuh. “Kemi edhe 20 persona të tjerë të prekur”.

Rreth 40 zjarrfikës dhe 40 ndihmës mjekësorë ishin në vendincident, si dhe dy helikopterë.

Shoferi besohet se është kthyer nga Sheshi Augustus me një Volkswagen Taigo gri në zonën tregtare të Rrugës Grimmaische me shpejtësi të lartë dhe ka vazhduar rreth 500 metra drejt Sheshit Naschmarkt. Fotografitë treguan xhamin e përparmë të automjetit të thyer dhe kapakun e motorit të dëmtuar.

Dëshmitarët deklaroinë se makina dukej sikur ishte ndaluar nga një nga shtyllat e tërheqshme që mbronin zonën.

Jung, i cili mbërriti në vendincident menjëherë pas incidentit, u kërkoi kalimtarëve të shkonin në shtëpi.

“Është tronditëse. E tëra çfarë mund të bëj tani është të shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave”, deklaroi ai për Leipziger Volkszeitung. “Çdo gjë tjetër tani do të varet nga puna e policisë dhe autoriteteve hetuese”.

Jörg dhe Jana Häfner i deklaroinë gazetës se ishin ulur në një restorant kur fuoristrada u ngjit me shpejtësi në rrugë.

“Pati një zhurmë të fortë motori – dhe një shpërthim”, deklaroi Jörg, i cili raportoi se klientët nxituan të ndihmonin një grua që u godit nga makina. “Pati një ndjenjë të jashtëzakonshme solidariteti”, deklaroi Jana, e cila është infermiere.

Dyqanet në zonë u urdhëruan të mbylleshin dhe trupa të mbuluar me çarçafë u panë në trotuar. Policia ngriti një kordon për të penguar kalimtarët.

Lutjet tradicionale të së hënës për paqe në kishën e Shën Nikollës, një vatër e aktivizmit anti-regjim në Gjermaninë Lindore komuniste, u eklipsuan nga incidenti.

Drejtori i kishës, Sebastian Feydt, deklaroi se shumë njerëz që kishin qenë aty pranë u mblodhën për të kërkuar strehim ose për të përkujtuar përvojën e tyre. Ai deklaroi se kisha do të mbetet e hapur për vizitorët deri në njoftim të mëtejshëm.

Gjermania ka pasur një sërë incidentesh me përplasje makinash vitet e fundit.

Vitin e kaluar, dy persona u vranë në qytetin perëndimor të Mannheimit, kur një 40-vjeçar gjerman përplasi makinën drejt një grupi këmbësorësh, vetëm disa javë pas një sulmi të ngjashëm nga një azilkërkues afgan në një demonstratë sindikale në Mynih, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur më shumë se 40 të tjerë, përfshirë disa fëmijë.

Në dhjetor të vitit 2024, disa persona u vranë në një sulm me makinë nga një mjek saudit në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut. Ky incident ndodhi disa muaj pas një sulmi me thikë nga një burrë sirian në një festival në qytetin perëndimor të Solingen.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *