Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të duke ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish mbresëlënëse. Publikuar më 21 gusht, një ditë para datëlindjes zyrtare, imazhet e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e mijëra fansave.
Në foton kryesore, Dua shfaqet me një fustan të zi maksi, i cili bie në sy për prerjet e tij të guximshme anash, duke i dhënë një pamje tejet sensuale dhe elegante. Flokët e saj të stiluara në një gërshet të ulët dhe bizhuteritë e arta plotësojnë në mënyrë perfekte këtë veshje mbresëlënëse.
Dua Lipa ka treguar gjithmonë pasionin e saj për festat e ditëlindjeve dhe duket se është plotësisht e gatshme të festojë hyrjen në një kapitull të ri të jetës. Ky moment festimi vjen pas një periudhe relaksi ku këngëtarja ka shijuar disa ditë në Portofino të Italisë, në shoqërinë e miqve të saj të ngushtë.


