Artisti i njohur shqiptar, Bimi, i ka dërguar një dhuratë të veçantë këngëtares me famë botërore, Dua Lipës. Ai i ka nisur albumin e tij më të ri, të titulluar “NR”, drejt adresës së artistes.
Në ballinën e albumit, Bimi ka shkruar një dedikim emocionues për Dua Lipën: “Dua, të dua! Krenarë që t’kena. Bimi”, duke e shoqëruar me firmën e tij.
Dua Lipa, e cila duket se është impresionuar nga ky gjest, ka ndarë dhuratën me fansat e saj përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shtuar disa zemra pranë fotos së albumit.


