Lajmet e Fundit

Dorëheqje e papritur në Ligën e Parë: Erdin Hashani lë Tefik Çangën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Tetori duket të jetë muaj sfidues për trajnerët në futbollin kosovar, teksa edhe një ekip tjetër njofton për ndryshim në stolin e tij. Trajneri i njohur, Erdin Hashani, ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga pozita e trajnerit të KF Tefik Çanga, përmes një postimi emocionues në llogarinë e tij personale në Facebook.

Hashani ka theksuar se vendimi është marrë pas mendimit të mirë, duke nënvizuar rëndësinë e parimeve, vlerave dhe standardeve profesionale që, sipas tij, nuk duhen komprometuar. ‘Integriteti, korrektësia dhe profesionalizmi kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë mbi çdo interes tjetër,’ ka shkruar ai, duke shtuar se ‘ndonjëherë, vendimi më i vështirë nuk është të qëndrosh, por të largohesh me dinjitet, pa i shkelur parimet e tua’. Ai falënderoi të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar, duke u shprehur se respekton ndarjen e rrugëve profesionale.

Tefik Çanga aktualisht gjendet në pozitën e fundit të tabelës së Ligës së Parë, me vetëm 3 pikë të tubuara pas 9 ndeshjeve të zhvilluara. Ky është trajneri i dytë që largohet këtë stinor nga skuadra ferizajas, pasi që stinorin 2026/27 e kishin filluar me Sherif Topallin, i cili u nda nga klubi pas 3 xhirove të para. Me këtë dorëheqje, skuadra që ende nuk ka shijuar fitore në ligë, pritet të emërojë trajnerin e tretë të këtij sezoni, në përpjekje për të shmangur rënien nga liga, duke pasur parasysh se katër skuadra do të lënë Ligën e Parë në fund të stinorit 2026/27.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *