Kulturë

Djali i vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e vet, babai tronditet kur e zbulon

​    

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Të dyshuarit jo rrallëherë dalin të jenë të afërm e madje edhe anëtarë të familjes. Kështu ka ndodhur në një familje në Prizren, ku një person ka vjedhur në shtëpinë e vet.

Këtë herë, Sinjali mëson se i dyshuar është një 28-vjeçar, i cili vodhi hiç më pak se 45 mijë euro nga babai i tij, të cilat i bëri ‘rrush e kumbulla’.

Rasti u denoncua nga pronari i shtëpisë dhe si rezultat, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua se hajni që kreu vjedhjen është anëtar i familjes.

Policia e arrestoi dhe shoqëroi në stacion policor të dyshuarin, ku i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Burimet e PrishtinaPost thonë se ndër të tjera i dyshuari ka deklaruar se paratë që i mori në shtëpi i ka shpenzuar për ‘punë të veta’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti ndaj tij të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor 

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *