Pas një periudhe të mbushur me spekulime, DJ PM ka vendosur të prononcohet publikisht lidhur me thashethemet që kanë përfshirë jetën e tij personale. Ai hodhi poshtë publikimet e fundit, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara.
Emri i DJ PM-së, pas ndarjes nga Sarah Berisha, është lidhur ngushtë me Almedina Ismajlin, motrën e Arbenita Ismajlit. Këto dyshime u nxitën fillimisht nga fakti se ata kishin filluar të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram, një gjest që shpesh interpretohet si sinjal i një lidhjeje të re.
Megjithatë, DJ PM ka vendosur t’i japë fund heshtjes. Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt Almedinën, ai nënvizoi se shumë nga informacionet e qarkulluara janë thjesht të pavërteta. “Është e papranueshme që të publikohen informacione të pavërteta dhe të paraqiten si fakte, pa u verifikuar më parë me mua apo me burime të besueshme. Lajmet e tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin tim,” u shpreh ai.
DJ PM u bëri thirrje mediave të tregojnë më shumë profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke kërkuar që të mos publikojnë lajme të pasakta vetëm për qëllime klikimesh. “I bëj thirrje portaleve që të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të mos publikojnë më informacione të pavërteta vetëm për të tërhequr klikime,” shtoi ai, duke shprehur shqetësimin për mënyrën sesi trajtohen informacionet rreth tij.
Ai gjithashtu theksoi se është i gatshëm të ofrojë sqarime dhe fakte të sakta për çdo informacion që lidhet me të. Paralajmërimi i tij ishte i qartë: nëse këto publikime të pakonfirmuara vazhdojnë, ai do të jetë i detyruar të ndërmarrë hapa ligjorë për mbrojtjen e reputacionit të tij. “Për çdo informacion që lidhet me mua, jam i gatshëm të jap sqarimin tim dhe faktet e sakta. Nëse këto publikime vazhdojnë, do të detyrohem të ndërmarr edhe hapat e nevojshëm ligjorë për mbrojtjen e reputacionit tim,” përfundoi DJ PM.


