Lajmet e Fundit

Dita e shkarkimeve! Rezultatet jo të mira çojnë në largimin e trajnerit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Edhe pse erdhi si zëvendësim për Astrit Fazliun e larguar nga detyra, Leotrim Krasniqi nuk ka arritur të gjejë rrugën e fitores me Dinamon e Ferizajit edhe pas 5 ndeshjesh.

Kjo ka bërë që ekipi të shkarkojë nga detyra trajnerin Leotrim Krasniqi, me të cilin puna nuk i kapi as 2 muaj të plota. Së fundi, Dinamo u mposhtë edhe nga Istogu dje, që kulmoi me ndërprerjen e bashkëpunimit të klubit ferizajas me trajnerin prishtinas!

“FC Dinamo Ferizaj ndërpret bashkëpunimin me Leotrim Krasniqin
FC Dinamo Ferizaj njofton se ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi.
Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.
I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale.” — shkroi KF Dinamo në njoftim.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE

Përndryshe, klubi tani do të jetë në kërkim të trajnerit të tretë për këtë stinor, kur akoma nuk kanë kaluar 3 muaj prej se nisi stinori 2026/27. Dinamo ishte lidere në fillim të stinorit, pastaj nisi rënia, ndërsa me ardhjen e Krasniqit në detyrë, rezultatet nuk u përmirësuan. Aktualisht ata janë të shtatit në tabelë me 5 fitore e 5 barazime, ku me 20 pikë janë 9 pikë larg lideres Liria.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *