Lajmet e Fundit

Digjet një veturë në Ferizaj, Policia siguron pamjet kur dy persona ia vënë flakën

Rastet e incidenteve të zjarrit, sidomos djegieve të veturave s’janë edhe të rralla dhe kryesisht lidhen me ‘qërimin e hesapeve’. Një rast i zjarrvënies u raportua mëngjesin e sotëm në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku u dogj një veturë, raporton Gazeta PrishtinaPost.

Siç mëson PrishtinaPost, rastin e ka denoncuar vet pronari, i cili kërkoi ndihmën e Policisë dhe raportoi se vetura e tij po digjej.

Si rezultat i raportimit, Zjarrfikësit dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme bashkë me ekspertin e zjarrit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Bazuar në informacionet e para, vlera e dëmit është rreth 22 mijë euro.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia ka arritur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë në objektet përreth, ku shihet se dy persona ia kanë vënë flakën veturës dhe janë larguar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për të zbardhur motivin dhe rrethanat e incidentit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *