Burimet bëjnë të ditur se informata anonime ishte dhënë në gjuhën serbe, ku raportuesi kishte deklaruar se kishte vendosur një bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e incidents, ku kanë evakuuar personat që ndodheshin brenda objektit dhe kanë siguruar perimetrin përreth stacionit.
Në vendin e incidents kanë intervenuar edhe njësitet hetimore, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Njësia K9, të cilat kanë kryer kontrollimin e objektit dhe hapësirës përreth.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar apo mjet shpërthyes.
Pas përfundimit të verifikimeve, Stacioni i Autobusëve është hapur për qytetarët dhe ka vazhduar funksionimin normal.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “raportimërimi apo kallëzimi i rremë”.
Hetimet për identifikimin e personit të dyshuar janë në vazhdim.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


