Kuriozitet

Dallimet mes diabetit të tipit 1 dhe tipit 2, endoktrinologia Emini-Sadiku tregon çfarë duhet të kenë parasysh pacientët

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Merita Emini – Sadiku, ka folur për shërbimet që ofrohen për pacientët me sëmundje endokrinologjike nga e gjithë Kosova.

Ajo përmend disa nga shërbimet dhe medikamentet që mund të marrin pacientët në Klinikën e Endokrinologjisë.

Drejtoresha shpjegon se pacientët me diabet marrin insulinën falas, e cila sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë, duke ulur kështu barrën financiare për shumicën e pacientëve.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha medikamentet janë të përfshira në listën e barnave esenciale për shkak të buxhetit të Kosovës.

Duke folur për sëmundjet e diabetit, Emini Sadiku tregon dallimet midis diabetit tip 1 dhe tip 2.

“Atëherë sëmundja e diabetit shoqërohet me rritjen e sheqerit në gjak, apo ndryshe e quajnë hiperglikemi. Këto që po i thoni ju dallimet, janë dy prej formave më të shpeshta të diabetit. Diabeti  tip 2 që ka diku 90% të të gjithë pacientëve me diabet, dhe diabeti tip 1, që kap diku afër 8-9%, pjesa tjetër janë forma më specifike dhe më të rralla.

Si sëmundje diabeti ka të bëjë me rezistencën në insulinë. Insulina është një prej hormoneve që e rregullon sheqerin në gjak, por ndonjëherë nuk është e efektshme dhe quhet si rezistencë insulinike, edhe pse niveli është shumë i lartë, ose mungesa e plotë e insulinës, të dyja këto komponentë çojnë në diabet. Domethënë te diabeti tip 2 mund të kemi insulinë, por nuk është e efektshme. Ndërsa te diabeti 1 kemi mungesë totale të insulinës. Prandaj këta pacientë, të cilët kryesisht janë të rinj, fëmijë dhe mosha më të reja, e kanë të nevojshme trajtimin me insulinë qysh nga fillimi i sëmundjes”, shpjegoi ajo.

Drejtoresha potencoi se të dyja sëmundjet, llojet e diabetit, shoqërohen me rritjen e sheqerit, me nevojën për të pirë ujë më shumë, për të urinuar më shumë  dhe humbje në peshë. Në fillim të sëmundjes me lodhje.

“Ndërsa, trajtimi po ashtu dallon sepse te diabeti të tipi 1 fillon trajtimi me insulinë, ndërsa diabeti tip 2 trajtohet me barëra për vite të tëra ose përgjatë tërë jetës. Vetëm 30 për qind e atyre me diabet të tipit 2 dy kanë nevojë për trajtim me insulinë në një fazë të vonshme të sëmundjes”, tha ajo./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *