Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka dhuruar një moment të papritur dhe emocionues për publikun e pranishëm në koncertin e saj të mbajtur dje në zemër të Tiranës. Ajo ka zbuluar nga skena se është shtatzënë për herë të dytë, duke shtuar edhe më shumë gëzim në atmosferën e ngrohtë të krijuar nga mijëra fansat.
Mes duartrokitjeve të zjarrta dhe entuziazmit të publikut, Dafina ndau lajmin me një prekje humori. “Sonte kam kënduar vetë e dyta. Kemi vendosur me Kreshnikun të bëjmë një skuadër futbolli, por nuk më besuat”, tha ajo duke qeshur, duke aluduar për zgjerimin e familjes.
Ky lajm vjen vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të saj të parë, Daskan, i cili erdhi në jetë në korrik të vitit 2025. Tani, familja e këngëtares pritet të bëhet më e madhe, pasi ajo konfirmohet të jetë në muajt e dytë të shtatzënisë.

