Pas kurorëzimit të dashurisë me partneren e tij, Georgina Rodríguez, vëmendja e publikut dhe e rrjeteve sociale është kthyer papritur drejt së kaluarës së Cristiano Ronaldos. Disa fotografi të vjetra të tij me ish-partneren, modelen e njohur Irina Shayk, kanë rikthyer diskutimet.
Kjo kureshtje nisi pasi një përdorues i rrjetit social X vuri re se futbollisti nuk i ka fshirë ende nga profili i tij zyrtar fotot me modelen ruse. Postimi në X përfshinte dy imazhe të vitit 2013, ku Ronaldo dhe Shayk shfaqeshin duke shijuar pushimet verore.
“Ronaldo u martua, por deri tani nuk i ka fshirë postimet e tij me Irina Shayk”, shkroi fansi, duke nxitur menjëherë diskutime mes ndjekësve. Ky detaj i papritur nuk i shpëtoi syrit të komentuesve, të cilët nisën të spekulojnë se pse këto imazhe të së kaluarës ende ruhen në profilin e yllit të futbollit.
Ndërsa disa mendojnë se bëhet fjalë thjesht për një lëshim ose mungesë vëmendjeje ndaj postimeve të vjetra, të tjerë e shohin këtë si një tregues të interesit të vazhdueshëm të publikut për historinë e tyre. Pavarësisht kësaj vëmendjeje të re për të kaluarën, Cristiano Ronaldo duket se po e shijon plotësisht kapitullin e ri të jetës së tij pranë Georgina Rodríguez. Ndërkohë, fotot e vitit 2013 mbeten thjesht një kujtim i ruajtur në arkivin digjital të tij.


