Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar sot përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve të naftës në tregun e Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, çmimi i një litri naftë sot do të jetë 1.59 euro, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndryshe nga nafta, benzina do të vazhdojë të tregtohet me çmim prej 1.53 euro për litër. Ndërkohë, gazi si derivat do të jetë më i volitshmi, duke kushtuar 0.74 euro për litër.
Këto çmime të reja, të përcaktuara nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve, do të jenë valide për të gjithë ditën e sotme.


