Lajmet e Fundit

Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se në aspektin organizativ dhe cilësor, Kosova është gati për pjesëmarrje në garën evropiane të këndimit, “Eurovision”.

“Besoj që tashmë me edicionin e dytë kemi dhënë dëshminë e qartë që ne jemi gati edhe në aspektin organizativ, cilësor dhe të tjera. Mbesin vetëm aspekte procedurale për çështjen e anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision”, ka thënë Çeku.

Ai ka veçuar sidomos edicionin e dytë, si dëshmi për hapa të mëtutjeshëm drejt garës evropiane.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Teknikisht, organizativisht, plotësojmë të gjitha kushtet. Mbesin vetëm aspekte procedurale drejt çështjes së anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision’. Politikisht duhet të bëjmë shumë, por ta kemi parasysh që vitin e kaluar kemi qenë të monitoruar nga EBU sepse ata vlerësojnë çështjet organizative. Ne e kemi dhënë këtë provim, tash ballë lartë vazhdojmë drejt ‘Eurovisionit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka vlerësuar se sivjet ka qenë edicion edhe më i suksesshëm, teksa ka thënë se ky është hap i madh jo veç për skenën muzikore të Kosovës por edhe më gjerë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *