Artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale me njoftimin e tij për një sfidë emocionuese, ku çmimi kryesor është plot 100,000 euro. Kjo nismë ka ngjallur interes të madh, duke tërhequr vëmendjen e mijëra fansave që tashmë janë përfshirë në garë.
Megjithatë, nuk kanë munguar edhe skeptikët. Një komentues ka shprehur hapur dyshimet e tij, duke e akuzuar Butrintin për mashtrim me fjalët: “MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”.
Këngëtari nuk ka hezituar të reagojë, duke i kthyer përgjigje sfiduesit. “Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, ka shkruar Imeri, duke theksuar besimin e tij se sfida është reale dhe se fituesi do të shpallet më 3 korrik.
Ky konfirmim ka rritur edhe më tej pritjen dhe kuriozitetin për të zbuluar personin fatlum që do të shpërblehet me shumën marramendëse. Sfida e Butrint Imerit vijon të jetë një nga temat më të nxehta në internet, duke dëshmuar aftësinë e tij për të mbajtur publikun të angazhuar dhe të interesuar.

