Reperi i njohur, Buta, ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e tij të fundit përmes një serie fotografish të publikuara në profilin e tij në Instagram.
Në mesin e imazheve, artisti ka publikuar edhe fotografi të ngrohta pranë familjes së tij, bashkëshortes dhe vajzës.
Përmes këtij postimi, Buta ka treguar edhe arsyen pse gjatë këtij viti nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Reperi ka kërkuar falje nga fansat për mungesën e muzikës, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është fokusuar te shëndeti dhe mirëqenia e tij personale.
“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë duke u fokusuar në shëndet. Kam dashur të këndellem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam sober (i pastër) që nga janari”, është shprehur reperi në mbishkrimin e postimit.
Buta nuk ka dhënë më shumë detaje rreth sfidave me të cilat është përballur, por përmes këtij mesazhi ka bërë të ditur se tashmë ndihet më mirë dhe se ka arritur synimin që i kishte vendosur vetes për këtë vit.
Në postimin e tij, reperi ka ndarë edhe fotografi nga jeta e tij familjare, duke u dhënë ndjekësve një pasqyrë më personale të periudhës që ka kaluar.

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.
