Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Kështu ka ndodhur të enjten në një familje në Gjakovë, ku një person po dyshohet se ka rrahur bashkëshorten.
Sinjali mëson se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe më pas ka tentuar t’ia vë flakën shtëpisë me derivate.
Për pasojë, gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje.
