Ekonomi

Burim Ramadani kërkon hetim për MPJD-në pas raportit të Auditorit: Prokuroria duhet të veprojë

Ish-kryeinspektori i AKI-së dhe analisti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar që Prokuroria dhe organet e hetuesisë të shqyrtojnë gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke pretenduar se raporti evidenton një sërë shkeljesh ligjore dhe keqmenaxhim të mjeteve publike gjatë vitit 2025.

Përmes një reagimi publik, Ramadani tha se raporti i auditimit ka ngritur “alarmin e kuq” për mënyrën e menaxhimit të financave dhe procedurave në këtë ministri, e cila gjatë periudhës së auditimit është udhëhequr nga Donika Gërvalla.

Sipas tij, raporti evidenton disa gjetje kryesore, përfshirë:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Tenderë që, sipas auditorit, janë përgatitur në mënyrë që të favorizohen operatorë të caktuar ekonomikë;

Ndryshim të çmimit të ofertës fituese pas përfundimit të procedurës së tenderimit;

Pagesa prej rreth 39 mijë eurosh për shërbime juridike pa dëshmi të mjaftueshme për punën e realizuar;

Vazhdimin e mandateve të disa diplomatëve përtej afateve të përcaktuara me ligj;

Mbajtjen e pozitave nga ushtrues detyre për periudha të gjata kohore;

Raste të vazhdimit të ushtrimit të detyrës edhe pas arritjes së moshës së pensionimit;Blerje në disa ambasada pa konkurrencë të mjaftueshme;

Mosraportim të rregullt të mbi 230 mijë eurove obligime financiare.

Ramadani theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i ka kundërshtuar gjetjet e Auditorit, por sipas tij, në letrën e konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit ka pranuar rekomandimet dhe është zotuar për zbatimin e tyre.

Ai gjithashtu pretendon se ministri aktual, Glauk Konjufca, përmes letrës së konfirmimit është pajtuar me gjetjet dhe rekomandimet e auditorit, pa paraqitur kundërshtime për përmbajtjen e raportit.

“Kur vetë institucioni pranon se këto shkelje kanë ndodhur gjatë vitit 2025, shtrohet pyetja pse Prokuroria dhe hetuesia policore nuk kanë vepruar menjëherë”, ka deklaruar Ramadani.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka dhënë një reagim shtesë lidhur me deklaratat e Ramadanit.

Prishtina Post do të publikojë edhe qëndrimet e institucioneve përkatëse sapo ato të bëhen të ditura.

10897 576x1024
Screenshot

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *