Showbiz

Brad Pitt dhe Ines de Ramon: Martesa në pritje, marrëdhënie familjare të forta

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ylli i Hollywood-it, Brad Pitt, dhe dizajnerja e bizhuterive, Ines de Ramon, po shijojnë një lidhje të fortë, por duket se ceremonia e martesës nuk është në planet e tyre të afërt.

Edhe pse marrëdhënia po ecën mrekullueshëm, çifti nuk e ka në diskutim martesën për momentin. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se Ines është integruar plotësisht në rrethin familjar të Brad Pitt. Ajo ka krijuar një lidhje të ngushtë me familjen e tij, duke u pëlqyer shumë nga të afërmit e aktorit.

“Ines është jashtëzakonisht e afërt me familjen e Brad. Ata e adhurojnë atë dhe e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi,” tha një burim i brendshëm. “Në këtë pikë, ata praktikisht e konsiderojnë atë pjesë të familjes dhe si një prej tyre.”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, pavarësisht kësaj afërsie, Brad Pitt, 62 vjeç, nuk ka ndërmend të martohet sërish. Në vend të kësaj, ata duket se po ndërtojnë një jetë familjare të kënaqshme pa pasur nevojë për një unazë.

Ines de Ramon, 33 vjeçe, e cila është në lidhje me Pitt që nga viti 2022, ka arritur të krijojë marrëdhënie të sinqerta me të gjithë rrethin e tij, përfshirë vëllain, motrën dhe nipërit e mbesat. Ata madje mbajnë kontakte edhe pa praninë e Brad, gjë që nënvizon nivelin e afërsisë.

“Ata shkëmbejnë mesazhe dhe mbajnë kontaktet edhe pa praninë e Brad, gjë që tregon shumë për afërsisë së tyre,” shton burimi. “Ines është shumë me këmbë në tokë dhe është e lehtë të qëndrosh me të. Ajo ulet, qesh e bën shaka me të gjithë për orë të tëra. Nuk ka asgjë të sforcuar.”

Ky vendim për t’u mos u nxituar drejt martesës mund të lidhet edhe me përvojat e kaluara të të dy partnerëve. Brad Pitt sapo ka përfunduar divorcin e tij të gjatë me Angelina Jolie në dhjetor 2024, pas tetë vitesh ndarje. Nga ana tjetër, edhe Ines de Ramon ka lënë pas një martesë, pasi u nda nga aktori Paul Wesley në vitin 2022, pas tre vitesh martesë.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *