Ekonomi

BQK: Ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024

Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.

5dee765d5baa15f355e85250675972d1

“Parashikimet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të mbështetet nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit, dhe rritjes së burimeve të financimit. BQK parashikon rritje ekonomike prej 3.9 për qind për vitin 2024, që pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve, kundrejt ndikimit negativ të importit të mallrave dhe shërbimeve në BPV”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.

fac6834d711a9c080ec7dfab70690d48

BQK-ja njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 për qind në TM1 2024.

“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”, thuhet në raport.

lg.php?bannerid=226&campaignid=49&zoneid=20&loc=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fbqk ekonomia e vendit pritet te rritet me shpejte gjate vitit 2024%2F&referer=https%3A%2F%2Fsinjali

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *