Showbiz

Blero rrëfen dashurinë, sfidat e reja si menaxher dhe emocionet si baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku përpos diskutimit për Botërorin 2026, ka ndarë detaje personale dhe profesionale.

Blero ka zbuluar angazhimin e tij të ri në menaxhimin e futbollistëve, një pasion i vjetër që tani po merr formë konkrete me transferime të suksesshme. Ai u shpreh se futbolli ka qenë gjithmonë një pasion për të, duke shtuar se pas ndihmës që u ka dhënë të rinjve në muzikë, tani dëshiron t’i mbështesë edhe në fushën e sportit.

Në një intervistë për moderatoren Brikena Selmani, Blero foli edhe për jetën familjare. Ai ndau emocionet e bërjes baba për herë të dytë, duke theksuar se vajza e tij mbetet gjithmonë numri 1, ndërsa çdo fëmijë konsiderohet i shenjtë.

Këngëtari gjithashtu rrëfeu historinë e njohjes me bashkëshorten e tij. Ai tha se ata kishin një shoqëri të përbashkët dhe se tërheqja reciproke ishte ajo që çoi në dashuri. Lidhur me tre martesat e tij, Blero u shpreh se nga këto eksperienca ka fituar shumë në kuptimin e jetës dhe vendimeve, duke mos pasur pishman për asgjë, por duke i parë ato si mësime të rëndësishme.

Gjatë bisedës, u diskutua edhe për shprehjet e tij virale, si ajo “po s’të deshi familja, s’të don as kojshia”, të cilën ai e sqaroi si një bisedë nga dalja e tij në “Big Brother”. Blero nuk përjashtoi mundësinë e shkrimit të një autobiografie në të ardhmen.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *