Lajmet e Fundit

Biznesmeni vritet me plumb në kokë, zbardhet dinamika e krimit në Sarandë

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen në Sarandë, ekzekutua ku u vra Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë.

Bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobta që nisi në lokalin e karburantit në pronësi të viktimës.

Sherri ka nisur me sende të forta, dhe më pas Lulëzim Tabaku dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarin Ismaili, raporton A2Cnn.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende pasi nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe të plagosurin.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë”.

“Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftime policisë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *