Lajmet e Fundit

Bilanci i deritashëm, Kosova – Izraeli

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përkundër se vend i ri dhe jo shumë kualifikime e ndeshje si të tjerët, Kosova do të futet në përballjen e katërt të saj në histori me Izraelin.

Dardanët kësaj radhe ndeshen në kuadër të Ligës B të Kombeve, ku janë duke marrë pjesë për herë të parë dhe kërkojnë minimalisht mbijetesën në këtë ligë.

Sa i përket dueleve të deritashme me izraelitët, Kosova ka bilans pozitiv me ata.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Dardanët kanë zhvilluar deri tani në histori 3 ndeshje ndaj Izraelit, ku kanë regjistruar një fitore dhe dy barazime, pa pasur disfatë. Të shtunën e 14 nëntorit, Kosova do të pret Izraelin në përballjen e katërt dhe do të kërkojë fitore, pasi që kërkon minimalisht vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve dhe të shkojë më në formë në Irlandë, në atë që pritet të jetë duel vendimtar për këtë pozitë.

Përballja e parë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit u zhvillua në kuadër të kualifikimeeve për EURO 2024 ku dardanët morën barazim jashtë në Bloomfield të Tel-Avivit, 1-1 [D Peretz 56 — E Dasa ag. 36] në mars të vitit 2023.

Pas kësaj, ndeshja e kthimit u zhvillua në Fadil Vokrri, ku stadiumin e stërmbushur ka qenë Milot Rashica që i dha fitoren dardanëve 1-0 [M Rashica 41].

Kurse përballja e fundit ishte e 1 tetorit të këtij viti në kuadër të Ligës së Kombeve, ku ekipet u ndaë me barazim pa gola 0-0 në Nagyerdei të Debrecenit.

Të shtunën prej orës 15.00 në Fadil Vokrri, Kosova do të tentojë fitoren e dytë ndaj këtij kundërshtari të papërshtatshëm, me të cilët goldallimi total aktualisht është 2-1 nga 3 ndeshje, prej të cilave Kosova ka 1 fitore dhe 2 barazime.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *