Lajmet e Fundit

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën – kolona të gjata në kufi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët e Kosovës se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar rënie teknike në të gjithë territorin e saj, duke shkaktuar pezullim të përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet.

Sipas njoftimit nga QKMK, autoritetet maqedonase janë duke regjistruar udhëtarët në mënyrë manuale, ndërkohë që është rivendosur kontrolli i dyfishtë kufitar, çka ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të gjata në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe derisa të kthehet sistemi kufitar i RMV-së, është kthyer kontrolli i dyfishtë”, thuhet në njoftim.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thekson se do të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë dhe këshillon udhëtarët të planifikojnë me kujdes udhëtimet e tyre drejt Maqedonisë së Veriut./T/PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *