Showbiz

Bia Khalifa sqaron videon me këngën e Jozit: Distancohet nga konflikti me Edin, kritikon agresionin

Një video e publikuar nga Bia Khalifa në platformën TikTok, ku ajo shihet duke kënduar një nga këngët e reperit Jozefina, ka nxitur mjaft diskutime dhe spekulime në rrjetet sociale. Ky postim vjen në një moment të tensionuar mes Jozit dhe ish-banorit tjetër të Big Brother, Edin, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë videon e Bias si një mbështetje për Jozin.

Megjithatë, vetë Bia Khalifa ka sqaruar qëndrimin e saj përballë këtyre interpretimeve. Në një prononcim për median, ajo ka theksuar se nuk e ka parë kurrë këtë situatë si një mbështetje për njërën nga palët e përfshira në konflikt.

“Unë nuk jam dakord as me agresionin fizik, por as me agresionin verbal, siç ka bërë Edi. Sinqerisht, dua një përballje një me një, jo në grup. Edhe në videon time në TikTok e kam thënë qartë. Ndërsa kjo këngë, mua personalisht nuk më ka bërë asgjë,” ka deklaruar Bia.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo ka kritikuar ashpër të dy format e agresionit, duke vënë në dukje nevojën për kontrollin e fjalëve dhe veprimeve. “Njëri duhet ta kontrollojë gojën, tjetri duart,” ka shtuar ajo, duke e parë edhe anën qesharake të situatës, por duke mos i miratuar sjelljet.

Bia Khalifa, e cila ka pasur një lidhje të ngushtë me Edin gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Kosova 4”, ka treguar se videoja e saj me këngën e Jozit nuk duhet parë si një mesazh i drejtpërdrejtë për Edin apo si një anësim kah konflikti. Ajo ka bërë thirrje për një komunikim më të shëndetshëm dhe të drejtpërdrejtë, duke u distancuar nga çdo veprim që mund të nxisë më tej tensionet mes palëve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *