Lajmet e Fundit

Besn1k Krasniqi vendos derbin!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Drita i është kthyer fitores pas rezultateve jo të mira, ndërsa vendimtar është treguar përvoja e Besnik Krasniqit, i cili ka shënuar golin e 50-të në karrierë për gjilanasit, derisa ka qenë dallimi kryesor në duel, ku ekipi i Ardian Nuhiut mposhti Ballkanin si mysafir dhe atë në minutën e fundit të ndeshjes, Ballkani – Drita 0-1 [Besnik Krasniqi 90′].

Një depërtim i Besnikut nga krahu i tij, ka bërë që të gjejë mundësinë për shut dhe kështu ka shënuar për fitore. Gëzimi ka qenë i madh në taborin gjilanas pasi që iu kthye fitores, ndërsa sot edhe me lojë treguan se po e kërkonin më shumë fitoren sesa vendasit e drejtuar nga Sami Sermaxhaj, që kishin edhe mungesa të theksuara si Edvin Kuc e Walid Hamidi!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sidoqoftë, Drita mori fitore në derbi dhe tashmë është ngritur në pozitë të tretë të tabelës duke kaluar në 14 pikë pas 8 ndeshjesh të luajtura. Ballkani në anën tjetër ka pësuar humbjen e katërt kampionale dhe mbetet në 13 pikë pas 9 ndeshjesh. Në xhiron e radhës, Drita i shkon Llapit ndërsa Ballkani pret një tjetër derbi në shtëpi, ndaj Prishtinës.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *